Fakulteti i Ekonomisë së Tiranës ka nisur procedurat për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës për rektor dhe senat akademik.

FE ka shpërndarë një formular ku u kërkohet aplikantëve ta plotësojnë në mënyrë që të mund të jenë kandidatë.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 12 qershor pas urdhrit të ministres së Arsimit, Besa Shahini ndërkohë ka akuza nga PD dhe disa pedagogë se ato nuk mund të zhvillohen në këtë situatë pandemie.

Madje PD ka akuzuar Ramën se do të kapë zgjedhjet e UT duke i vjedhur ato për të vendosur rektor një besnik të tijin duke shfrytëzuar pikërisht pandeminë e koronavirusit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb