Falë përdorimit të numërimit elektronik, Bashkia e Vorës ishte e para që nxorri rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit.
Në përfundim të numërimit rezultoi se kandidati i mbështetur nga Partia Socialiste mori afro 70% të votave, konkretisht 7530. Megjithëse PS-ja ka një rritje në % në krahasim me një vit më parë në zgjedhjet lokale, në numër votash ajo ka 928 vota më pak. Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit Partia Socialite mori mbi 8400 vota në këtë njësi vendore.

Por, rrudhjen më të madhe e ka opozita, ccka tregon se elektorati i djathtë nuk ka dalë në këto zgjedhje. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë (Berisha+LSI) ka marrë 2589 vota, ndërsa kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike ka marrë 687 vota. Në total të dy kandidatët e djathtë kanë marrë 3276 vota.

Ndërkohë në zgjedhjet e një viti më parë, Partia Demokratike dhe disa aleatë të saj të vegjël kanë marrë 5705 vota në Vorë, ndërsa LSI e cila ishte më vete në ato zgjedhje ka marrë 900 vota. Të dyja së bashku në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë 6605 vota, ose 3329 më shumë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Krahasimi në dy zgjedhjet e fundit

2022
Shtëpia e Lirisë (Berisha- LSI) 2589
Partia Socialiste 7530
Partia Demokratike 687

2021
LSI 900
PD-AN 5705
PS 8458

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: