Ka përfunduar procesi i numërimit në dy nga 5 bashkitë e Qarkut të Tiranës.

Bëhet fjalë për bashkitë e Vorës dhe të Rrogozhinës.

Në bashkinë e Vorës më i votuari nga Partia Socialiste rezulton Ornaldo Rakipi, i renditur i 30 në fletën e votimit.

Pas tij me më shumë vota renditet Elisa Spiropali, e cila ka grumbulluar 563 vota. Fidel Ylli, kandidati për deputet i kësaj zone, ka siguruar 233 vota.

Nga krahu tjetër, për Partinë Demokratike kandidati më i votuar rezulton Fatmir Mediu, me 554 vota, pas tij vjen Flamur Noka me 430 vota dhe lideri demokrat Lulzim Basha me 378 vota.

Ndërsa, në Bashkinë e Rrogozhinës, më i votuari është kandidati Etjen Xhafaj me 1.786 vota. Pas tij renditet, Ornaldo Rakipi me 1.488 vota. Për Partinë Demokratike, kandidatja më e votuar është Grida Duma me 1.393 vota dhe Fatmir Mediu me 340 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb