Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare janë publikuar edhe Exit Poll-et e para, të cilat flasin për një garë të ngushtë mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Sipas këtij Exit Poll rezulton se në nivel kombëtar PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.9% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë 6 mandate.

Rezultati 800x408
Rezultati 800×408

Ndërkohë në sondazhin e publikuar nga OraNews dhe Antonio Noto opozita e bashkuar rezulton fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 50% të votave. Në këtë Exit Poll, me 80% të të dhënave të përpunuara, PS vijon të mbetet parti e parë, me 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6% të votave. Euronews Albania ka publikuar gjithashtu të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.

Sondazhi Ora News1
Sondazhi Ora News1

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll sipas EuroNews: Partia Socialiste: Nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votive Partia Demokratike: Nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim: Nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave si edhe Partia Social-Demokrate: Nga 1-2 mandate 2-4% të votave.

Sondazhi I Euronews E1619376441843
Sondazhi I Euronews E1619376441843

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb