ELBASAN- Ndërkohë që afrohet data e zgjedhjeve parlamentare, PDIU rrit ambicien e saj për një shkallë më të madhe fitoreje. Në një takim të forumit të gruas së PDIU në Elbasan, është vënë theksi në procesin zgjedhor që do të kalojë ky forum së shpejti.

Sipas kryetares së forumit të gruas në PDIU, Vjollca Braho, roli i grave në Elbasan, por edhe zona të tjera është i rëndësishëm në kuadrin e hapave që do ndërmerren për zgjedhjet parlamentare.

“Kjo forcë politike jo vetëm që është mjaft e konsoliduar dhe tejet e mirëorganizuar, por po kthehet në një nga partitë me peshë elektorale të rëndësishëm në të gjithë spektrin politik shqiptar. Aktualisht jemi përpara zgjedhjes së Forumeve drejtuese të gruas në të gjithë Shqipërinë. Do diskutojmë për hapat që do hedhim për zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Duke pasur parasysh punën që është bërë nga deputeti Aqif Rakipi në zgjedhjet e kaluara, pretendimi i PDIU për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 18 Qershorit është fitimi i 2-3 mandate deputetësh. Nqs do të jemi të forta nëpërmjet Forumit të Gruas të PDIU, shpresoj që në qarkun e Elbasanit PDIU të marrë 2-3 deputetë. Kandidaturat janë duke u diskutuar në kryesinë e partisë PDIU dhe do të jenë nga më dinjitozet dhe kjo do garantojë suksesin tonë në 18 Qershor”, tha Braho.

Synimi i PDIU për qarkun e Elbasanit është marrja e 3 mandateve në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Kandidaturat janë duke u diskutuar brenda kësaj force politike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: