Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në total, janë 519 kuti votimi që do të hapen dhe rivlerësohen. Kjo është një procedurë normale që bëhet për të kuptuar nëse ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve. Megjithatë edhe nëse regjistrohen parregullsi, kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Kujtojmë që nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u shpall fituese Partia Socialiste me 74 mandate, 59 mandate siguroi Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 Partia Social Demokrate.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb