Ditën e nesërme, (të dielën) do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i PD,  njofton se procesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Gjithashtu bëhet me dije se nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, qendrat e votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1.     Sali Berisha
2.     Ibsen Elezi

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Dffb6c73 628f 481d B3be 6541a41a9069

1

A9538674 6493 419d 8392 02575f76f75a

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: