LUSHNJË

Vijon procesi i votimit në Lushnjë. Ndonëse votimi ka nisur normalisht në orën 07:00, janë shfaqur probleme në Qendrën e Votimit 28891 në Savër. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në listën fizike emërore mungojnë 20 emra të votuesve.

“Votuesit i kanë hedhur fletët e votimit në vendin e gabuar, në kutinë e materialeve zgjedhore. 20 emra mungojnë në fletën fizike, ndërkohë që identifikimi vijon vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike. Vetëm 1 person ka votuar deri tani. Komisioni kërkon të nxjerrë median jashtë nga qendra e votimit. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë”, tha gazetari Kuçi.

Nga Komisioni e cilësojnë një gabim zgjedhor. Ndërsa sa i përket hedhjes së fletëve të votimit në një kuti të gabuar, një prej anëtarëve të Komisionit tha se nuk ka asnjë problem.

Kryetarja e KZAZ tha se media po pengon procesin dhe se po procedohet normalisht dhe nuk ka asnjë problem.
“Nuk më keni marrë dhe nuk më keni thënë mua gjë, në KZAZ nuk është raportuar. Është i zgjidhur si problem. Votuesit janë duke e bërë. PEI vazhdon. Është mbajtur një procesverbal. Për kutinë, është mbajtur një procesverbal, nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që kodet janë të rregullta”, tha kryetarja e KZAZ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: