Në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatët e Kongresit të PS, kjo forcë politikë do të testojë edhe votimin elektronik. Ndërsa e konsideroi një moment të rëndësisëhm për PS, Balla apeloi të gjithë anëtarët e PS, që 16 nëntor të gjithë të marrin pjesë në votime, duke theksuar se do të votohet në 4 mënyra.

“Iu bëj një apel anëtarëve të PS, më 16 nëntor që në 8 të mëngjesit drejtohuni në qendrat e votimit, janë 362 qendra vetëm në Shqipëri do jenë edhe disa jashtë territorit, për të votuar për delegatët e kongresit të PS.

Në këto zgjedhje ne do aplikojmë për herë të parë të 4 format e mundshme të votimit, që aplikohet kudo në Botë: E para, ajo tradicionale me votimin klasik atë me fletë votimi.

E dyta, do të jetë një votim tërësisht  elektronik në një prej njësive të Tiranës. Do e testojmë votimin elektronik për të parë mënyrën se si implementohet dhe shpejtësinë për të nxjerrë rezultatin padyshim edhe fizibilitetin e një procesi të tillë a është i mundshëm për t’u testuar më pas në të gjithë territorin.

E treta votim online për një pjesë të anëtarësisë së PS

Dhe e katërta do të kemi edhe votim me postë për një pjesë që jetojnë jashtë territorit. Dhe kjo ëshë një risi e katërt e këtij porcesi votimi.

Duhet ta dimë, që suksesi i këtij procesi është dhe ka një rëndësi të vecantë për ecurinë e gjysmës së dytë të mandatit të dytë dhe është një prej gurëve të themelit për fitoren në qershor 2021.

PS ka nevojnë për një energjizim të ri e hapje me të madhë ndaj shoqërisë.Duhet të rinovojmë mandatet aty ku duhet e të bëjmë ndryshime ku është e nevojshme. nuk quhet e kryer puna jonë me organizimin e partisë, me zgjedhjet e 16 nëntorit. Duhet të thellojmë procesin e barazisë gjinore.” u shpreh Balla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb