Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza, me anë të një deklarate për mediat sqaron votimet e mbajtura në Partinë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të partisë në pushtet.

Peza shprehet se sot ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në vend. Ai shton se sot u testua për herë të parë votimi elektronik dhe ai online.

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në vend. U testua për herë ta parë votimi elektronik dhe ai online. Nëse ka anëtarë që nuk kanë votuar ende, do të ketë mundësinë që të votojnë edhe pas orarit zyrtar”, tha Peza.

Alfred Peza theksoi se 47 për qind e kandidatëve për delegatë janë gra e vajza, çka shënon tjetër arritje të PS në drejtim të zgjedhjes së delegatëve nga të dyja gjinitë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb