Komuniteti Mysliman Shqiptar mban sot zgjedhjet për kryetarin e këtij institucioni.

Ndërkohë disa protestues janë mbledhur përballë Medresesë së Tiranës, vend ku edhe zhvillohen zgjedhjet.
Ata pretendojnë se arsyeja që i ka nxjerrë në rrugë është prekja e zgjedhjeve shkelja e statutit, shantazhi ndaj hoxhallareve dhe uzurpimi i KMSH nga organizata Gylen.

Sipas burimeve për BalkanWeb ditën e djeshme Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka lenë postin e tij dhe është bërë nën/kryetar i KMSH. Ndërsa vendin e tij e ka zëne Gazment Teqja.

Ne lidhje me pretendimet e protestuesve për shkelje të statutit nga KMSH, nga ky institucion deklarojnë se: Zgjedhjet janë bërë duke filluar që në qershor. Në muajin qershor janë bërë zgjedhjet nëpër xhami. Pastaj zgjedhjet në Myftini ku çdo xhami ka pasur një përfaqësues. Është krijuar Këshilli i Myftinisë i cili ka zgjedhur anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, qe është këtu sot për të votuar. Zgjedhjet janë bere konform çdo rregulli statutor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: