GRAMSH

Procesi zgjedhor për kreun e PD në Gramsh ka filluar prej mëngjesit, ndonëse me vonesë, por është shoqëruar me debate. Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se debatet kanë nisur pasi anëtarë të vjetër të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listë.

Debate të ashpra ka pasur mes anëtarëve dhe komisionerëve pasi shumë nga anëtarët e Partisë Demokratike 91 nuk kanë gjetur emrin në listë.
“Jam kreu i PD në fshatin Lubinjë dhe s’kam emrin në listë”, tha një prej anëtarëve.

Kandidati Kodhel Çala njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së rrethit Gramsh kërkon që procesi të pezullohet, pasi sipas tij themeluesit e PD s’kanë emrat në listë. Lista e anëtarësimit këtë proces zgjedhor mban 1234 anëtarë nga 800 që ka qenë në zgjedhjet e fundit. Procesi po vazhdon dhe deri në orën 13:00 kanë votuar 124 anëtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: