Analisti Arjan Vasjari teksa u ndal tek zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku u rikonfirmua Lulzim Basha tha se nuk pati një garë brenda partisë, por mes dy grupeve.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Vasjari tha se Basha dështoi me zgjedhjet por edhe kundërshtarët e tij në garë.

“Nuk flitet për terma demokracie, por jemi në një moçal demokracie. Në një betejë dështon njëra palë. Në PD dështuan të gjithë. Dështoi Basha me zgjedhjet dhe kundërshtarët e tij. Shifrat janë aty. Kam një pyetje me zotërinjtë, pasi duhet të sqarojnë raportet, jo vetëm me Bashën, por me PD. Nëse unë lexoj një deklaratë të tyren, ku thonë se; partia ka rrëshqitur në shumë çështje, madje dhe majtas’. Këtu nuk jemi në një parti, por në dy parti të ndryshme. Nëse këta thonë se; ne e njohim 25 prillin, ndërsa Basha nuk e njeh, kjo do të thotë se këta janë opozitar të Bashës.

Distanca është e tillë mes tyre dhe atij që s’jemi duke folur për një betejë brenda një partie por mes dy grupimeve brenda një partie. Lajm i mirë apo i keq? Varet si e shikon. Ish-të përndjekurit kanë qenë në majë të PD-së. Jozefina Topalli ka qenë në krye të parlamentit. Të jemi korrekt me historinë. PD ka qenë mbështetëse e ish të përndjekurve. Nëse ngre një shqetësim real të të përndjekurve, meqë ata ishin referencë e PD, ata duhet ta drejtonin këtë parti. Nëse ngre pikëpyetje mbi garën (i drejtohet Maklos), nga ana tjetër përpiqesh ta relativizosh. Zgjedhjet janë fenomen cilësor dhe jo sasior. Zgjedhjet janë si fenomen cilësor.

Nëse më flet për legjitimitet, ka themelin e tij tek votat dhe s’ka instrument tjetër. A është zoti Basha legjitim? Hajduti provohet, këta e çojnë në gjykatë. Nëse flasin për hajdutë, këta e relativizojnë.”, tha Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb