TIRANË

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për zhvillime të aktualitet politik në vend e më gjerë. Një ndër to edhe zgjedhjet për kreun e ri të FSHF, ku Meta tha se zgjedhjet për këtë institucion duhet të jenë transparente.

“Është për të ardhur keq politizohet skajshmën edhe futbolli, nuk është hera e parë që kemi përpjekje të ethshme e brutale për të ndërhyrë në zgjedhje që duhet të jenë të qeta e transparentë të këtij institucioni. Edhe pse nuk merremi me futboll të gjithë e ndjekim atë në familjet shqiptare.

Dënoj cdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet e kandidatëve, dhe kurrësesi nën presion.” u shpreh Meta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb