Vijon votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD në Bulqizë, teksa tensione të shumta janë shënuar. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se ka pasur përplasje mes mbështetësve të dy kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani, pas tërheqjes së ish-kryetarit Dëfrim Fiku nga gara.

Anëtarët e PD kanë shkulur një derë nga vendi teksa ka pasur debate verbale dhe shtyrje për të hyrë në vendin e votimit.

Ky proces zgjedhjesh u shty të dielën për shkak të pretendimeve për fryrje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës.
Të dielën ishin tre kandidat në garë, ish- Kryetari Defrim Fiku, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.

Ndërkohë të hënën ish- kryetari Defrim Fiku u tërhoq nga gara duke lënë të garojnë për këtë post mjekun Fatos Hoxha dhe avokatin Shaqir Manjani.
Bulqiza është e fundit që po i nënshtrohet procesit të ristrukturimit të nisur nga komisioni i rithemelimit të PD. Në Dibër është zgjedhur kryetar i degës Ilir Krosi dhe në Mat, Denisa Vata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb