Shoqata Mjekësore Botërore, Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropianë dhe Shoqata Mjekësore Gjermane i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të respektojë autonominë e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Reagimi i tyre vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative, që shfuqizoi zgjedhjet për kreun e UMSH-së, ndërsa ky i fundit akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë për ndërhyrje në këtë proces.

“Në emër të Shoqatës Botërore Mjekësore, ne ju sigurojmë për mbështetjen dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj kolegëve shqiptarë të profesionit mjekësor dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë për të respektuar pavarësinë e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë dhe të mundësojë sistemin e vetëqeverisjes së mjekëve të lulëzojë në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në një prej reagimeve.

Në një reagim të disa ditëve më parë, Këshilli Kombëtar i UMSH-së e konsideroi si të padrejtë vendimin e gjykatës, që shpall të pavlefshme zgjedhjet për kreun e këtij enti publik, ndërsa lajmëruan apelimin e çështjes.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: