Fatbardh Kadilli është i pari kandidat në PD që pranon rezultatin e zgjedhjeve për kryetar. Kadilli thotë se këto zgjedhje ishin më keq se ato parlamentare dhe madje siguron se ai vetë nuk do të ikë apo të krijojë aprti të re.

Për më tepër kandidati tregon se do të vijojë të qëndrojë në PD për të shpalosur manifestin politik për rigritjen e partisë.

Kadilli është pyetur nëse i ka dërguar ndonjë mesazh Bashës pas rezultatit, por ai prerazi thekson se nuk do e urojë për fitoren pasi që në fillim i ka thënë se kjo garë nuk ishte e barabartë.

Madje kandidati demokrat thotë se Basha e ka gjetur atë në parti, dhe do e lërë pas pasi në PD nuk janë si ‘shokë’.

‘’Përshëndetje dhe faleminderit. Jam krenar që në partinë time, jo për interesin tim ndeza shkëndijën e parë të garës. Më shumë se garë ishte sfidë.  Demokratët patën mundësinë mos shkonin symbyllur drejt opozitës në mandatin e tretë. Gara tregoi se opozita nuk është ekzkluziviteti i askujt. Sot asnjë demokrat nuk mund të thotë se nuk kishin zgjedhje tjetër.

Falenderoj 41 mijë anëtarët që iu përgjigjën thirrjes. Nuk jam për të përligjur rezultatin, për Lulin flasin më mirë ato që patë vjetë. Pabarazi mjetesh, burimesh njerëzore, financiare dhe koha shumë e shkurtër. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën dhe përdori administratë. Deputetë e kryetarë degësh që nuk mbajtën distancë. Patë të zvogëlohej lista e anëtarëve nga 100 mijë në 70 mijë. Nuk gjenin emrin në lsitë. PAtë dhe fenomene të tjera të papranueshme. Të gjitha këto s’na bëjnë nder.

Kjo garë na dha një mundësi që nuk u shfrytëzua. Ofruam garë, por jo standarde. Zgjedhjet brenda PD më keq se ato mes partive politike, nuk jam basha, pranoj rezultatin ezgejdhjeve.

Ato qindar vota që bështetën projektin tim janë fitili që ndezi. Manifesti politik për ringritjen e PD janë e vetmja gjë që kanë demokratët përpara. Unë nuk iki, nuk dorëzohem, nuk krijoj parti të re. Do të shpalos projektin e ringritjes. ‘’- tha Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb