Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Më 13 qershor mbahen zgjedhjet brenda PD për kryetar dhe deri më tani kanë dorëzuar formularin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Nesër pritet që kandidatëve t’i bashkohet dhe Ibsen Elezi. Lulzim Basha kandidon për herë të tretë në këtë post teksa edhe aktualisht është kryetar i PD. Për herë të parë Basha kandidoi pas dorëheqjes së Berishës në 2013, ku fitoi përballë Sokol Olldashit. Në 2017 Basha u rikonfirmua kryetar i PD pas fitores përballë Eduart Selamit.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, disa anëtarë të PD kërkuan dorëheqjen e Bashës duke konkretizuar edhe ”Grupin për PD” i cili gjithashtu i kërkoi shtyrjen e datës 13 qershor për zgjedhjet për kryetar në PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb