SHBA

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sipas një sondazhi të Cnn debati midis Donald Trump dhe Joe Biden u fitua nga ky i fundit. 53% e amerikanëve preferuan Joe Biden, ndërsa presidentit në detyrë i mbetet vetëm 39% e preferencave.

Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Debati televiziv u zhvillua në Neshville të shtetit Tenesit.

Trump, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë. Ish-nënpresidenti Biden fajësoi presidentin se nuk merr përgjegjësi për pandeminë.

Presidenti Trump tha të enjten se prodhimi i një vaksine është pranë, duke shtuar se miratimi do të njoftohet “brenda javësh” por më pas pohoi se nuk është e garantuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: