Kandidati për president i FSHF, Dritan Shakohoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur për zgjedhjet për president.

Ai ka theksuar se Asambleja e thirrur ditën e nesërme është e paligjshme dhe shumica e anëtarëve do të jenë vota të sigurta dhe që nuk kanë lidhje me familjen e futbollit. Shakohoxha ka bërë thirrje që të bojkotohet mbledhja e asamblesë, duke shtuar se ai do të ndjekë rrugën ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Më tej, kandidati zbuloi se është kërcënuar, por preferoi që për këtë tematikë të fliste në një moment të dytë.

Shakohoxha: Kjo është asambleja e çuditshme e FSHF. Asambleja duhet të ishte më 2 mars, por u zhvillua në mënyrë të paligjshme, sepse kishte një vendim gjykate në fuqi. Një asamble që është e paligjshme kur është mbledhur, nuk duhet të zgjidhet. Një pjesë e mirë e delegatëve në Asamble janë mbledhur në mënyrë të paligjshme. Unë shpresoj se zgjedhjet të mos bëhen, do të ketë një datë të shkurtër skadence. Praktikisht zgjedhjet e nesërme do të ishin nul.

Këtë radhë nuk do të kenë më nurin 55 që është i plotë. Asambleja e paligjshme u bë me 41 anëtarë. Ata që janë aty janë në frikën e presionit të ndeshjeve në fundjavë, me frikën se dikush mund të hakmerret. Kishim një letër nga përmbarimi që kjo asamble të mos zhvillohet. As nesër nuk do të jem. I kam bërë thirrje të gjithëve që të mos jenë. Pak a shumë duket si parlamenti i 96-ës që u mblodh me tym e flakë për të zgjidhur një president. Kështu më duket dhe kjo. Realisht kjo nis me procese gjyqësore, e padrejtë nga mënyra se si janë thërritur delegatët. Ata vijnë si delegatë të emëruar.

Si do të konkurroni?

Shakohoxha: Dy proceset e fituara në gjyqtarë, besoj se do të ndjek të njëjtën rrugë për kandidat për president. Gjykata ka dy precedentë dhe të bën të besosh se do të ketë një vendim të shpejtë.

Gara do të mbetet e pezulluar?

Shakohoxha: Gara do të fillojë, të merren vendimet e gjykatave dhe besoj se do të bëhen zgjedhje të ndershme në çdo shoqatë të Shqipërisë, në mënyrë që ata të zgjedhin me konkurrencë dhe mënyrë demokratike. Në Tiranë kishin një konkurrent dhe i humbën zgjedhjet, tani është Prodani dhe jo ai që donte FSHF. Vota e lirë i fut frikën.

Në dijeninë tuaj pse u tërhoqën paditë në Gjykatën e Tiranës?

Shakohoxha: Paditë u tërhoqën nga paditë e UEFA-s. Ky ishte motivi që u tërhoqën paditë. Pavarësisht se FSHF me të gjithë opinionistët e saj duke thënë se nuk njohim vendimet e gjykatës kërkesa që donin ishte të tërhiqnin paditë në gjykata.

Si do e vlerësonit rolin e UEFA-s?

Shakohoxha: Besoj se UEFA bashkëpunoi më shumë me politikën se sa me familjen e futbollit. Realisht, u bënë të gjitha denoncimet me gjakftohtësinë e tyre mbajtën shënimet, por nuk ka raport nga UEFA. Ata dëgjuan zërat e futbollit të pa ftuar nga federata. U tha që do të ketë një raport, por nuk dihet në do të ketë raport të tillë. Raporti ishte që familja e futbollit t’i kërkonte ndihmë që njerëzit që do të vinin për të votuar të ishin ata që donte familja e futbollit. Në Gjirokastër, dy kandidatë votuan tre delegatë. Shoqata e mjekëve përfaqësohet nga fizioterapistët. Në Durrës u zgjodhën delegatët pa një datë asambleje. E gjitha është bërë me hile, janë zgjedhur votat e sigurta, ky ka qenë qëllimi.

Ju jeni shprehur se jeni kërcënuar?

Shakohoxha: këtë pjesën e politikës se kisha provuar ndonjëherë. Këto kishin amplitudë me ulje-ngritje gjatë gjithë kohës. Nuk është problemi tani. Unë nuk kam frikë. E bind veten që nuk duhet të kem frikë, kërcënimet besoj se mbeten si sharjet nëpër stadiume.

I jeni drejtuar organeve ligjzbatuese?

Shakohoxha: Ende jo, jam duke u marrë me pjesën civile dhe penale të shkeljeve të bëra nga FSHF, për të mbajtur pushtetin. Me këtë jam marrë, por cdo gjë do të ketë momentin e vet.

A do të dëgjohet thirrja juaj për bojkot?

Shakohoxha: Do të dëgjohet nga një pjesë e mirë, por jo nga fizioterapisti i ekipit kombëtar, gjysma e atyre që do të vijnë janë punonjës të federatës. Këta njerëz kanë hallin e tyre. Këta njerëz janë të varur shumë. Një pjesë e atyre që do të jenë pjesë e Superligës do të kenë në krah njerëz që i shohin për herë të parë dhe nuk do i shohin asnjëherë në futboll. Një pjesë e atyre aty do të jenë vota të sigurt. Skuadrën e Lushnjës e përfaqëson një që s’ka lidhje me futbollin. Sot instalimi i këtij votimi i heq vlerën atyre. Shumica federata do e ketë vetë dhe klubet historike të Shqipërisë nuk kanë më vlerën që kishin që fjala e tyre të dëgjohet. Nuk e kanë sepse kështu si po bëhet, kjo federatë po instalon një sistem që e kanë ato nën kontroll. Këto i kanë ata që duhet të votojnë për çdo gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb