Dekani i Fakultetit Juridik në Tiranë, Artan Hoxha i cili është zyrtarisht kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës ka zbuluar në rubrikën ”Opinion” në News24, platformën e tij me 6 blloqe për drejtimin e institucionit më të lartë të arsimit publik në Shqipëri.

Hoxha thotë se është koha që për herë të parë UT të drejtohet nga një jurist, i cili si parim në jetën e tij ka ligjshmërinë por edhe garantimin e funksionimit normal të institucionit.

Në platformën e tij prej 6 blloqesh, do të jenë në vëmendje, pedagogët, funksionimi i universitetit, mësimdhënia, ndërkombëtarëizimi i UT, mundësia për studiuesit e huaj.
Më tej, ai përfundon se platforma e tij është si një libër i hapur që do të mund të diskutohet dhe të plotësohet dhe nuk do të jetë fillimi dhe mbarimi i punës si Rektorit.

”Është një vendimmarrje jo shumë e lehtë, duke pasur parasysh që UT është institucioni më i rëndësishëm i arsimit të lartë publik. Marrja e përgjegjësive është përveçse nder dhe përgjegjësi e veçantë. Më është dashur të mendohem e konsultohem, me aktorë dhe faktorë brenda universitetit. Ka ardhur koha që pas shumë vitesh, të drejtohet nga një jurist. Gjithmonë është drejtuar nga profesione të tjera. Por Fakulteti i Drejtësisë, apo pozicioni i juristit nuk ka qenë. Për mua është sfidë. Një jurist që ta vënë përpara situatës do të ndjekë ato rregulla që një jurist ndjek, ligjshmërinë dhe garantimin e funksionimit normal, autonomisë, dhe përfaqëimit me të tretët.

Nuk jam as mjek, as specialist të kësa gjendje që po kalojmë si shoqëri, jo vetëm si vend, por duke e lidhur me arsimin e lartë, me zgjedhjet, duke filluar nga data 23 qershor, zgjedhjet për institucionet publike nuk i pengon asnjë element juridik, të zhjvillohet në kohën më të parë, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonsh.e Zgjedhjet duhet të ishin zhviluar në 10 maj. Ajo që nuk lejoi zgjedhjet, ishte fakti se ne u futëm në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Ministrja e Arsimit nuk ka kompetenca për të vendosur një datë tjetër subjektive, pas asaj që lejohet.

Ne do të zhvillojmë rregullat për distancën, dhe rregullat e tjera për të mos infektuar studentët dhe të tjerët. Institucionet e arsimit të lartë i kanë marrë masat edhe pse kushte nuk janë fort të përshtatshme.
Senati nuk është i ndarë, nëse Rektori e njeh KIZ apo jo, është problemi i tij. Institucionet e arsimit të lartë janë të tilla që Rektori nuk është institucion bllokues. Kur rektori në detyrim të ligjit thërret senatin, dhe hap procedurat për KIZ-in e ri, nuk i zhvilloi këto kompetenca, atëhere Senati u detyrua të mblidhet, edhe pse ftoi Rektorin, dhe të konfirmojë vazhdimin e funksionimit ët KIZ-it aktual, për përfundimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjet e KIZ-it të ri, pas zgjedhjeve në universitet.

Rektori Koni e sheh sikur zgjedhjet janë nga e para, dhe kështu nuk i përfundojmë dot zgjedhjet në 30 korrik.
Të gjithë kandidatët për Rektorë, Senat, shefa departamentesh, që në fillim të majit kanë aplikuar për kandidat, dhe presin zgjedhjet. Sot jemi në fillim të muajit korrik.
Padyshim që unë kam një platformë për drejtimin e Universitetit të Tiranës. Dua të ruaj pak përfundimin e afateve të procesit zgjedhor pasi të dielën përfundojnë aplikimet për kandidatë qoftë dhe për Rektori. Kryesisht janë të lidhura me misionin që ka institucioni, është e ndarë në 6 blloqe, ka në vëmendje mësimdhënien, studentët, pedagogët, ndërkombëtarizimin e universitetin, mobilitetet dhe mundësinë e zhvillimit të programeve në gjuhë të huaj, mundësi për studiuesit dhe studentët e huaj, kam një platformë që është si një libër i hapur, ofertë që do plotësohet, diskutohet, nuk do jetë thjesht fillimi dhe mbarimi i punës së Rektorit të ri. Do jetë oferta ime.”- tha Artan Hoxha.

Të dielën mbyllet procesi i kandidimit për zgjedhjet në UT, dhe për rektor deri tani janë Artan Hoxha dhe Mimoza Hafizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb