Deputeti Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit nga grupi i punës së FRPD për hapjen e fushatës për anëtarësimet e reja.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ , Këlliçi sqaron se Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 nëntor të këtij viti dhe se çdo manovër tjetër për të kapur këtë institucion është e kotë.

Gjithashtu ai thekson se asnjë institucion nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim, ndërsa shton se ka vetëm një FRPD dhe se ajo është në anën e duhur të historisë.

Reagimi i plotë:

Sqarim për demokratët dhe opinionin publik

Në vazhdimësi të shkeljeve të statutit të PD dhe FRPD, deputeti Lulzim Basha ka nxjerrë sot në një deklaratë për mediat një grup të rinjsh që kanë folur rreth procesit zgjedhor në FRPD.

Ju rikujtojmë të gjithë të rinjve demokratë se këto manovra për të kapur këtë institucion janë të kota dhe pa vlerë. Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 Nëntor 2021 (lexo këtu: https://ëëë.facebook.com/frpdsh/posts/4608659959195861) që i hap rrugë procesit të zgjedhjeve dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim.

Grupi i punës i ngritur nga deputeti Basha është i paligjshëm dhe nuk ka asnjë kompetencë që të marrë vendime mbi organizatën tonë (lexo këtu: https://ëëë.facebook.com/…/a.27479372…/4588435471218310/). Për këtë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka marrë edhe mbështetjen nga organizatat më të mëdha europiane të rinisë, siç është edhe European Democrat Students (lexo këtu: https://ëëë.facebook.com/BelindKellici.Official/posts/442546777232198).

Ka vetëm një FRPD dhe ajo është në anën e duhur të historisë. Gjithë të tjerat janë iluzione për të përçarë dhe shpërqëndruar të rinjtë demokratë. Ne jemi krenarë për arritjet e Forumit tonë dhe nuk mund të lejojmë asnjë njeri të cënojë autonominë dhe historinë tonë.

Ju bëjmë thirrje të rinjve që të ndjekin faqen zyrtare të FRPD (@frpdsh në Facebook, Instagram dhe Tëitter) për përditësimet në lidhje me këtë proces.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb