Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se zgjedhjet e 14 majit ishin një farsë dhe se u manipuluan dhe u vodhën nga PS.

Ai u shpreh se të gjitha provat që kanë, që sipas tij dëshmojnë vjedhje dhe manipulim votash, do t’i dërgojnë në prokurori, ndërsa shtoi se përgjigjen që do t’i japin qeverisë do të jetë ashtu siç “i jepet një bande”. Noka tha se hapi i parë do të jenë protestat

“Ne do t’ia dërgojmë prokurorisë këto prova. Këto nuk mund t’i njohë më askush si zgjedhje. Ishin farsë. Ja ku i kemi sovjetët këtu pas, përdorën para dhe shtetin si bandë, por përgjigjja do t’i vijë siç i jepet një bande, protestat do të jenë hapi i parë dhe pastaj do prisni hapa të tjerë”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb