TIRANE

Këngëtarja Bleona Qerreti në këto zgjedhje presidenciale të SHBA-ve do të jetë përkrah Donald Trump. Ajo ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në Amerikë më 3 nëntor.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona pak ditë më parë përmes një postimi në Instagram, ku nuk kurseu edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump.

Komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në ShBA kanë organizuar më 31 tetor një mbrëmje festive nën drejtimin e Bleona Qeretit, e cila do të interpretojë live për komunitetin e shqiptarëve që po përkrahin Donald Trump.

Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një video, duke i ftuar shqiptarët që jetojnë në SHBA që të bëhen pjesë e saj.
“Michigan a jeni gati? Ruani këtë datë! Takohemi ditën e shtunë, në datë 31 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI”-ka shkruar Qereti në Instagram.

Kujtojmë që këngëtarja javën e kaluar publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi se kishte marrë pjesë në një nga debatet presidenciale të Biden dhe Trumpit, gjersa kishte shprehur mbështetjen për këtë të fundit.

Me presidentin aktual, Qereti ka pasur rastin të takohet disa herë, teksa në vitin 2016 kur ai ishte shpallur president, i kishte dërguar mesazh privat, duke e uruar për zgjedhjen president të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: