Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë për DW foli për zgjedhjet e ardhshme si edhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai deklaroi se ende nuk ka marrë vendim nëse do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 19 marsit, duke shtuar se në ditët në vijim do të mbajë një qëndrim përfundimtar.

“Kam 30 vjet që jam në jetën politike të Malit të Zi. Mendoj se dikush që ka bërë të njëjtën punë për tre dekada ka të drejtë të ndihet i lodhur dhe ka të drejtë të arsyetojë se ndoshta do të ishte më mirë për shoqërinë nëse do të kishte një kandidat të ri”, tha Gjukanoviç në Mynih, ku edhe po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb