Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se do të ishte më e logjikshme që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale të mbaheshin në të njëjtën kohë, duke shtuar se vazhdimi i negociatave me shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re nuk është një opsion realist.

– Do të ishte logjike të kombinoheshin zgjedhjet presidenciale dhe ato të jashtëzakonshme parlamentare. Zgjedhjet presidenciale duhet t’i shpallim mjaft shpejt, dhe zgjedhjet parlamentare duhet të jenë rezultat i marrëveshjes për shkurtimin e mandatit”, tha Abazoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb