Zgjedhjet presidenciale franceze, një javë nga raundi i parë, po shkojnë drejt një sfide të re midis Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.

Sot hendeku mes të dyve është shumë më i vogël dhe Macron përpiqet të rrisë distancën me takimin e tij të parë të madh, të planifikuar sot në Arena Défense, një vend sportiv dhe koncertesh në zonën e biznesit në periferi të Parisit.

Priten që pjesëmarrës të jenë rreth 35 mijë persona, ndërsa mund të mbetet i vetmi tubim madhor përpara zgjedhjeve dhe që paralajmërohet me pjesën e parë “surprizë” dhe “interaktive” dhe fjalimin e mëpasshëm të presidentit-kandidat.

Le Pen

TV, e sheh Marcon gjithmonë në kryesimin në raundin e parë me 28.5% të synimeve të votimit, me 0.5 pikë më shumë.

Marine Le Pen e ndjek atë, në progres të fortë (+ 1% në javë) me 22%.

Pas disa javësh progresi, Jean-Luc Mélenchon (e majta radikale e La France Insoumise) ndalet në 15%, ndërsa polemisti i ekstremit të djathtë Eric Zemmour vazhdon të bjerë dhe tani është në 9.5%.

Me rezultate të jo të favorshme është kandidatja e Républicains, Valérie Pécresse, tashmë në rënie të lirë në 8.5%.

Ekologu Yannick Jadot gjithashtu zbret në (4.5%), komunisti Fabien Roussel rritet (3.5%) ndërsa kolapsi i socialistes Anne Hidalgo, kryebashkiaku i Parisit, tashmë duke rënë në 1.5%, duket i pafund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb