MOLDAVI-Pas fitores së kandidatit pro-rus në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale vendi është përfshirë nga protestat.

Qindra-mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit të Moldavisë për të protestuar ndaj Igor Dodon.

Qindra të rinj moldavë marshuan drejt zyrave të Komitetit Qendror të Zgjedhjeve në Chisinau duke brohoritur “Poshtë mafia”.

Kandidati pro rus Igor Dodon, fitoi 52.3 % të votave në zgjedhjet e 13 nëntorit. Kandidatja pro evropiane Maia Sandu, mori 47.7 %. Dodon është zotuar të jetë president i të gjithë moldavëve dhe tha se do të kërkojë marrëdhënie të ngushta me fqinjët, Rumaninë dhe Ukrainën.

Ai gjithashtu tha se dëshiron të rivendosë lidhjet me Rusinë, që vuri embargo tregtare mbi venën moldave, frutat dhe perimet në vitin 2014 me pretekstin se produktet nuk janë në nivelin e standardeve të shëndetësisë dhe të sigurisë. Rusia vendosi embargo menjëherë sapo Moldavia nënshkroi një Marrëveshje të Asociimit me BE-në.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb