Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tashmë zyrtarisht në garën presidenciale të vitit 2024.

De Santis është i njohur tashmë për qëndrimet e tij kundër ish-presidentit Donald Trump. Në një artikull të publikuar së fundmi The Times shkruan se Ron DeSantis ka akuzuar Donald Trump për shkatërrimin e  jetëve të milionave të njerëzve.

Guvernatori i Floridës gjithashtu ka thënë se Trump ka shkatërruar biznesin , arsimin e amerikanëve sidomos gjatë pandemisë, me vendimin për të ia ‘dorëzuar’ situatën në dorë Anthony Fauci.

Ai akuzoi gjithashtu Trump, se i shtoi 8 trilionë dollarë borxhit kombëtar dhe e denoncoi atë për mbështetjen e një amnistie për migrantët e paligjshëm dhe për mos shkarkimin e Christopher Ëray, drejtorit të FBI-së, të cilin DeSantis e akuzoi si “partizan” kundër konservatorëve.

Më herët ai i shmangej sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Trump, por duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Shkalla e sfidës i ka nervozuar edhe disa nga mbështetësit më besnikë të DeSantis në qytetin e tij të lindjes, Dunedin, duke vënë në dyshim faktin, nëse ai mund ta mposht ish presidentin dhe dëmin që sfida mund t’i bëjë perspektivës së tij afatgjatë.

Ndërkohë në qytetin e lindjes së Ron DeSantis, Dunedin, ish-trajneri i tij i bejsbollit tha se sfida më e vështirë e guvernatorit në garën për Shtëpinë e Bardhë do të jetë tërheqja e mbështetjes nga Trump.

Demokratët në Florida po paralajmërojnë që DeSantis të mos bëhet president pasi ai nënshkroi një listë “ekstreme” të legjislacionit shtetëror këtë vit, duke përfshirë ndalimin e abortit pas gjashtë javësh të shtatzënisë dhe një ligj që lejon njerëzit të mbajnë armë pa leje.

“I gjithë vendi do të jetë ‘nën gjilpëra’ çdo ditë nëse ai guxon të bëhet president i Shteteve të Bashkuara”, tha Nikki Fried, kreu i Partisë Demokratike të Floridës, duke shtuar: “Do të jem aq i guximshëm sa të them se demokracia jonë do të marrë fund.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb