Teksa jemi vetëm tre ditë larg nga zgjedhjet e 25 prillit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shprehur gatishmërinë e plotë në angazhimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, për hetimin e çdo lloj vepre në raport me krimet zgjedhore në kompetencën e saj lëndore.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se janë marrë të gjitha masat organizative për krijimin e listës së gatishmërisë, si dhe shtimit të numrit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjatë kësaj periudhe.

Raportohet, se Prokuroria do të garantojë përkushtim të plotë dhe zbatim rigoroz të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb