Ish-eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërine në PE, Doris Pack ka reaguar në rrjetet sociale për situatën politike në vendin tonë.

Pack shprehet se procesi i zgjedhjeve është farsë, se dekreti presidencial duhet respektuar, ndërsa shton se nëse OSBE njeh këto zgjedhje, është bashkëfajtore.

  • foto galeri

Postimi i Doris Pack:

Në një vend demokratik, asnjëherë asnjë kryeministër nuk do të vepronte kundër dekretit të presidentit të vendit dhe duhej t’i përmbahej. Gjykata duhej që të pengonte zgjedhje që nuk janë në përputhje me dekretin e presidentit.

Por qytetarët çfarë duhet të bëjnë? Ata duhet të dinë se zgjedhjet pa opozitn janë një farsë. Nëse OSBE njeh zgjedhjet, kjo e bën bashkëfajtore.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb