TIRANË

Analisti Fatos Lubonja paralajmëron se zgjedhjet e ardhshme janë të rrezikuara referuar situatës aktuale dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama. Lubonja tha në News24 se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të lira dhe të ndershme Edi Rama dhe partia e tij do të ndëshkoheshin rëndë. Ndërkohë për Presidentin e Republikës ai tha se është korrekt.

Zgjedhjet a janë alternativë?
Ky akt që kreu Edi Rama me teatrin kundër çdo ligji, nuk eliminon aspak mundësinë se do ketë zgjedhje. Kur ka kapur gjithë institucionet, diktatura e cakton vetë. Edhe Pinocheti bënte zgjedhje por fitonte gjithmonë sepse kishte kapur të gjitha institucionet dhe e caktonte vetë rezultatin. Zgjedhjet janë shumë të rrezikuara dhe teatri ishte provë se ky nuk njeh asnjë lloj ligji. Ku do shkosh të ankohesh. Nuk ka asnjë proces.

Qëndrimi i Presidentit…
Presidenti është korrekt. Edhe ai e ndjen veten të rrethuar siç ishte Teatri. Në thelbin e vet është ai instinkti politik që e identifikon me këtë çështje. Për mendimin tim duhet të punojë më shumë në mënyrë institucionale duke vënë në dukje dhe duke denoncuar siç ka bërë atë në Gjykatës Kushtetuese, me juristët e tij për të denoncuar shkeljet ligjore që ka ky akt. Siç ka dalë atëherë për Dvoranin. Që janë shenjë e mosfunksionimit të shtetit të së drejtës por të kapur nga një bandë.

Sa besim keni se do të ndryshojë diçka me këto protesta?
Unë kam një besim se sikur ne të shkonim në zgjedhje të lira dhe të ndershme në këtë moment, Edi Rama dhe partia e tij do të ndëshkoheshin rëndë edhe për këtë që bëri që ka shkaktuar një indinjatë të madhe. Që është një minorancë që do të mbahet me dhunë, me polici dhe kjo nuk ka dyshim.

Ne jemi para këtij rreziku. S’duhet humbur shpresa dhe besimi dhe i vetmi të ngelet duhet të luftojë. Është rritur ajo flakë edhe pse u prish teatri. Kredibiliteti është ulur, legjitimiteti është përtokë. Dikur ky regjim do të bjerë, si është ndërtuar mbi krim, mbi padrejtësi dhe mbi të keqen por nuk duhet të presim të ndërrojë rendi botëror që të ndryshojë ky regjim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb