TIRANË – Avokati i Popullit Igli Totozani u ka kujtuar krerëve të grupeve parlamentare të kenë parasysh gratë kur të bëjnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Madje, që në zgjedhjet vendore të 2015, 50% e këshillave bashkiake të jenë të përbëra nga gratë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme, jo më pak se 70, të jenë deputete.

Në një rekomandim që u ka dërguar sot, Gramoz Ruçit, Edi Palokës, Petrit Vasilit, Shpëtim Idrizit dhe Fatmir Mediut, Avokati i Popullit rekomandon që ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë të bëhen me synimin e:

1-garantimit të barazisë gjinore (pra 50%) në mënyrë të plotë në përbërjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me synimin që në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë të ketë një numër jo më pak se 70 gra deputete.

2-që në këshillat e ardhshëm bashkiakë 50% të jenë gra, duke krijuar kështu akses të barabartë të grave dhe burrave për përfaqësimin në organet e qeverisjes vendore.

3-shtimin në përmbajtjen e tij “të refuzimit të listës së partive politike në rastet kur nuk plotësojnë barazinë e plotë të përfaqësimit të gjinive”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb