Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me deklaratat që janë bërë nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tavo theksoi se LSI është tmerri dh e makthi i “Rilindjes”, duke shtuar se bashkë me Opozitën e Bashkuar, kjo qeveri do shporret përgjithmonë. Sipas Tavos, sulmet plot panik nuk e dëmtojnë LSI-në, përkundrazi e rrisin atë edhe më shumë.

Ai tha se 25 prilli është dita e fitores së madhe dhe kapitullimi i plotë i “Rilindjes”.

REAGIMI I TAVOS
LSI tmerri dhe makthi i “Rilindjes.”
E panikosur gjer në palcë nga largimi i sigurtë “Rilindja” është vërsulur të anatemojë LSI-në duke sajuar çdo ditë gënjeshtra e duke sinkronizuar deklaratat për të luftuar partinë që i ka kallur tmerrin, bashkë me Opozitën e Bashkuar e cila do e shporrë përgjithmonë.
Sulmet plot panik nuk e dëmtojnë LSI-në, përkundrazi e rrisin atë edhe më shumë, dhe këtë “Rilindja” e ka të provuar.
Jeni bërë qesharakë të dëshpëruar. Shqiptarët e shohin se sa në hall të madh keni rënë. Sesi po qyrraviteni sepse edhe pak javë ju kanë mbetur nga vjedhjet dhe zhvatjet qindra miliona euro.
Ju e shihni qeverisjen si përfitim dhe jo shërbim, si mjet për t’u pasuruar dhe jo privilegj për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, ndaj edhe shpikni mashtrime mediatike se iku ky apo iku ai, sepse e dini që të vetmit që do ikin e shporren përgjithmonë jeni ju, sekti i “Rilindjes” që mjeroi shqiptarët.
Ndaj, të gjithë shqiptarët, me apo pa bindje partiake, socialistë të thjeshtë që “Rilindja” ju turpëroi, të rinj e të reja, familje të thjeshta, bashkoni edhe më shumë forcat dhe ndëshkojeni rëndë “Rilindjen,” e të gjithë së bashku ta shporrim përgjithmonë këtë të keqe të madhe.
25 prilli është dita e FITORES SË MADHE dhe kapitullimi i plotë i “Rilindjes.”
Vangjel Tavo
#LSI ?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb