Drejtuesit politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në një lidhje live për ”Neës24” se PS synon fitore në të 5-ta Bashkitë.
Veliaj thotë se pati debat brenda PS për listat, por ishte në nivelin e logjikës dhe nuk ka lidhje me atë çfarë ndodhi në PD ku listat u bënë fshehurazi sipas tij dhe u çuan me gabime.
Nga ana tjetër ai beson se në Tiranë, përfaqësuesë si Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj apo Tahir Muhedini do e thyejnë renditjen.
”Pritshmëria është të fitojmë në të 5-të Bashkitë, Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë. Duam të fitojmë 5-0. Edhe Tahir Muhedini i njohur si Tak çami, ai që ka themeluar vërtet PDIU. Por nëse ai merr 10 mijë vota ai zbret më të dobëtin nga lista.
Lista i shkon popullit për të rivlerësuar, populli e rikthen siç e do. Do kemi në disa raste, përfshirë Kodheli, Xhafaj dhe Muhedini do e thyejnë renditjen.
12, 12 ,12 do tregojnë se çfarë ekipi është.
A pati debat për listat? Unë përfaqësoj PS-në. që nuk është vetëm shtëpia më e madhe. Do ishte mëkat që t’i ndanim PD që u bë fshehurazi, u çua fshehurazi në KQZ, u çua me gabime, u çua me emra bosh.
Fakti që ne debatojmë, dhe debati ishte mbi logjikën. Kur u shpjegua strategjia, 12 në sulm, 12 në mesfushë, 12 në mbrojtje.
E paimagjinueshme ajo çfarë ka bërë çuçi në Gjirokastër, i treti nga katër mandate. Unë dhe ti kur dalim në rrugë, vetëm prej vokacionit njihemi më shumë në rrugë. Gjasa që të tërheqim vëmendje publike janë më të mëdhaja.”- tha Veliaj.
(BalkanWeb)