SHKODËR

Presidenti i Republikës Ilir Meta foli nga Shkodra dhe për atë që u akuzua për ngërçin me dekretimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme. Meta tha se Presidenti nuk ka pasur asnjë informacion nga Këshilli i Ministrave dhe KQZ dhe ka bashkëpunuar me këto dy institucione me to sapo u bë e qartë që nuk mund të ketë një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen.

“Presidenti merr informacion zyrtar për këto çështje nga Këshilli i Ministrave dhe KQZ. Ju e dini që nuk ka pasur asnjë informacion nga këto institucione dhe presidenti ka bashkëpunuar me to sapo u bë e qartë që nuk mund të ketë një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen.

Ata që përfitojnë nga 6 marsi do të jenë qytetarët e këtyre 6 bashkive. Presidenti do të dëshironte dhe priste dhe jo vetëm Presidenti besoj, por edhe shumica e qytetarëve të këtij vendi të cilët duan të rivendoset sistemi i llogaridhënës në vend si në nivel vendor, si në nivel kombëtar prisnin që qytetarët të kishin mundësinë të zgjidhnin kudo, jo vetëm në 6 qytete. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur. Atëherë të paktën këtyre 6 qyteteve të mos ua mohojmë këtë mundësi, prandaj i ftoj të gjithë t’u japin alternativat më të mira qytetarëve tanë në këto 6 bashki ku do të votohet më 6 mars”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: