Po vijon numërimi i votave të kandidatëve në Qarkun e Elbasanit. Gazetari Fatmir Popja, raporton për “BalkanWeb”, se deri më tani në këtë qark, më i votuari renditet Taulant Balla, me afro 11 mijë vota. Pas tij, në radhët e PS, renditet ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Nga krahu tjetër, interesante është ajo që po ndodh në Partinë Demokratike. Luçiano Boçi, i renditur i shtati në listë, ka grumbulluar mijëra vota dhe ndodhet sipas gazetarit ndjeshëm më i votuari nga pjesëtarët e tjerë të listës, pas tij, renditet drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi dhe kandidatja Flutura Açka.

Sipas gazetarit Popja, nëse Bardhi vijon me këtë trend, do të mund të thyejë herësin dhe të fitojë mandatin e deputetit, duke qenë se Partia Demokratike në këtë qark, rezultoi fituese e 6 mandateve.

“Në bashkinë e Belshit ka përfunduar numërimi për kandidatët dhe po zhvillohet në të gjithë KZAZ e tjera. Interesant është fakti që gjatë numërimit të disa qindra kutive të votimit ka rezultuar që në kampin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i renditur i shtati në listë, rezulton të jetë ndër më të votuarit nga të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj force politike, e cila sipas rezultatin zyrtar të KZAZ mbeti jashtë listave fituese. Por trendi i votave që ka marrë në Qarkun e Elbasanit dhe aktualisht kryeson dukshëm listën e kandidatëve të PD duke qenë disa mijëra vota përpara kandidatëve të tjerë, ai pretendon të jetë fituesi i mandatit. Pas tij renditet Gazment Bardhi.

Interesant është fakti që diferenca e Boçit me kandidatët fitues është e dukshme. Detaj tjetër është që gjatë numërimit të votave, në Qarkun e Elbasanit rezultonte kandidati për deputet Saimir Hasalla, por ndërkohë, me numërimit e votave ka parakaluar dukshëm Taulant Balla që kryeson dukshëm. Sipas këtij trendi, Balla, pritet që të vendosë një rekord për të gjithë kandidatët për deputetë që garuan më 25 prill. Balla deri më tani, ka siguruar të paktën 11 mijë vota. Ndërkaq më të votuarit rezulton edhe Evis Kushi”, u shpreh gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb