Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shpreson që çështja e Teatrit, që ai e quan edhe komunale mos ndikojë tek prezenca e opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore

Balla thotë se brenda qershorit do të miratohet transpozimi i plotë i rekomandimeve të ODIHR dhe si hap të rëndësishëm ai konstaton depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

”Kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet kushtëzon këtë, me qasjen institucionale me ligjet dhe Kushtetutën. Edhe pse opozita para më shumë se një viti kreu akt vetëvrasës me dëshirën tonë dhe dakordësinë e opozitës parlamentare krijuam instrumentin për konsultim. Duhet të jetë domosdoshmëri që ne duhet këtë vit dhe brenda qershorit të këtij viti të kemi miratuar transpozimin e plotë të rekomandimeve të ODIHR në ligjin tonë.
Do i marrim të gjitha rekomandimet, i kemi përkthyer dhe përshtatur me gjuhën legjislative tonë.
Kjo është një çështje që palët politike në Shqipëri duhet të kenë dakordësim. Prandaj mazhoranca prej kohësh ka zgjeruar komisionit të Reformës edhe me hulumtimin e hapësirave për të ndryshuar sistemin. Ajo që është më e rëndësishme për PS është rruga europiane, që është në një fazë të rëndësishme.
Lidhur me depolitizimin e komisioneve zgjedhore, është hap madhor, jemi i vetmi vend që e kemi këtë dhe është metodë staliniste. Gjykatën e zgjedhjeve duhet të shkojmë në nivele sa më të depolitizuara. Zgjedhjet e 2021 janë të rëndësishme në konsolidimin e Reformave, dhe bie dakord me Yuri Kim ajo që është më e rëndësishmja janë rezultatet dhe opinioni publik.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb