Eksperti i ekonomisë dhe politikës Besart Kadia në një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24” , duke folur për Reformën Zgjedhore, deklaroi se politika bën sikur po përplaset për ideale.

Opozita si institucion kërkon që rekomandimet teknike të OSBE të merren sikur janë cështje të mëdha. Nuk mund të vazhdojmë të rrimë në tranzicion gjatë gjithë kohës. Pas zgjedhjeve, gjithmonë thuhet “janë vjedhur”. Politika bën sikur lufton për ideale. Që më 2017, OSBE ka bërë rekomandimet teknike. Marrëveshjen bëhen përherë në errësirë.

Rekomandimet janë të arritshme. Rekomandimet e ODIHR janë teknike, jo politike. Cështjet e publikut janë harruar. Diskutimet bëhen gjithmonë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Politikanët tanë janë si fëmijët që nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Nevoja për të huajt tregon se nuk ka pjekuri politike. Diskutimet bëhen për një marrëveshje të rëndomtë”, tha Kadia.

Besart Kadia vlerësoi se edhe sikur të arrihet marrëveshje mes palëve për Reformën Zgjedhore, kjo e fundit nuk do të kishte kuptim.

“Qytetarët janë të shkëputur nga ajo që ndodh me politikën. Ata janë të shkëputur, pra. Kemi vetëm 3 njerëz që luftojnë dhe prania e qytetarit nuk është askund. Në këtë sistem, populli është i kapur nga politika. Është tradita e një vendi që ka bërë që 3 partitë kanë kapur gjithçka.  Tregu politik ka nevojë për një parti që të përfaqësojë qytetarët. Nuk kemi detaj se ku palët bashkohen dhe ku ndahen ekstremisht.

Kjo marrëveshje nuk sjell gjë të re, sepse sërish pala që humb do ketë ankesa. Shteti që është në krye për të pasur demokraci në Europë, pasi është në krye të OSBE, nuk gjen gjuhën për Reformën Zgjedhore. Kjo bie në kontrast”, u shpreh Kadia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb