Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se marrëveshja e arritur mes palëve bëhet për të qenë sa më pranë standardeve të BE-së.

Bylykbashi theksoi se reforma do të zhvillohet jashtë parlamentit, për shkak se opozita e bashkuar e konsideron Kuvendin si jolegjitim. Oerd Bylykbashi nënvizoi se skandalet me shit-blerjen e votës nisën kur Rama mori pushtetin, e se për këtë ka folur edhe OSBE-ja e organizata të tjera ndërkombëtare.

Si u arrit së pari kjo marrëveshje?

Oerd Bylykbashi: Ky është një proces tipik i negocimit dhe i arritjes së një marrëveshjeje. Ajo që është më e rëndësishmja në këtë histori është që marrëveshja, jo vetëm garanton një proces të reformës zgjedhore konsensuale, nga fillimi deri në fund, pra deri në miratim. Çfarë është rënë dakord? Mos të ndryshohet nga shumica në parlament dhe kjo të bëhet mbi një asistencë ndërkombëtare për të garantuar standardin e duhur të ndërkombëtarëve dhe mbi të gjitha ajo që ka shumë rëndësi është që tashmë marrëveshja e merr të mirëqenë faktin që ka një krizë shumë të thellë politike, që parlamenti nuk ka legjitimitetin e tij me gjithë institucionet e tij, përfshirë Komisionin e Reformës Zgjedhore, për rrjedhojë ajo nuk mund të ndodhë aty, por duhet të ndodhë në një ambient politik, me instrument politik që garanton përfshirjen e opozitës, që jemi ne. Të gjitha këta janë në dokumentin e para disa muajve, në planin me 5 pika.

Ju thatë se nuk është e rëndësishme arritja e një marrëveshje. Në fakt është e rëndësishme. Është sepse kujtoj se ju keni pasur një kusht shumë të rëndësishëm, për arritjen e kësaj marrëveshje dhe finalizimin e kësaj tryeze dhe ka qenë që zoti Gjiknuri të mos jetë në këtë tryezë. Pse u zhbë ky kusht, pse ra poshtë? prandaj ju pyeta si u arrit kjo marrëveshje…

Oerd bylykbashi: Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri, së paku 3 palë zgjedhjeve të fundit, 2015, 2017 dhe 2019, është se raportet e ODIHR vijnë e përkeqësohen për sa i përket shkeljes të angazhimeve dhe standardeve ndërkombëtare, duke shkelur rekomandimet prioritare shumë të rënda si shit-blerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi administratën, cenimi sekretit të votës, cenimi i lirisë, pra shumë të rënda. Këto shkelje të rënda datojnë nga viti 20015 deri më 2019. Problemi është një Edi Rama dhe Partia Socialiste. Nuk mund të themi se fajtore është PS si Parti Socialiste, por si një parti e cila për fat të keq është inkriminuar dhe kapur nga lidershipi i saj, duke bërë bashkë socialistin e ndershëm me kriminelët që nuk kanë lidhje me politikën, por thjesht kanë interesin ose kapjen e sa më shumë pushteti që e transformojnë në para. Krimi i organizuar këtë gjë bën, nuk bën asgjë tjetër. Socialistë të ndershëm ka plot. Nuk mund të themi se Partia Socialiste janë këta që qeverisin sot. Socialistët e ndershëm janë ata që sot kanë edhe hall, që kanë mbetur për shembull edhe pa shtëpi e askush nuk i begenis. Ajo që dua të them është se ne sot kemi vënë rregullat, sesi do të bëjmë betejën elektorale me njëri-tjetrin. Pra sesi ne do të bëjmë Reformën Zgjedhore dhe pikërisht kjo reformë zgjedhore do të përcaktojë sesi do të përballemi me njëri -tjetrin. Pra, nëpërmjet reformës zgjedhore ne do të synojmë të largojmë kriminelët, që Policia e Shtetit të mos bëhet palë me kriminelët, që financimi i partive politikë të jetë i pastër etj me radhë. Pra t’i vëmë prangat në duar Ramës dhe eskordës që ka pas. Se kë çon Edi Rama në tryezë negocimi, nuk ka pikën e rëndësisë se kë përcakton. Ne kemi qëndrime të qarta dhe më e rëndësishmja është që sot Partia Socialiste parlamenti praktikisht që është PS që dominon atë, ka pranuar atë që ne thamë më herët Kërkuam që reforma zgjedhore të zhvillohet jashtë një salle që sot nuk ka legjitimitet që është parlamenti shqiptar.

Kjo marrëveshje ishte vetëm për formatin, pra që në këtë format do të diskutohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor apo ratë dakord edhe për pika thelbësore të ndryshimit, se çfarë do të ndryshohet konkretisht?

Oerd Bylykbashi: Marrëveshja përcakton procesin ashtu sic përcakton edhe rrethin e çështjeve që do të diskutohen që praktikisht është e qartë. Cështjet e përcaktuara në vendimin që ngre Komisioni i Reformës Zgjedhore më 2017, ai Komision u ngrit me propozimin tonë në atë kohë, menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2017. Cështjet e tjera, madje plani i punës i dakordësuar në Komision në 2017 mbi bazën e propozimit që bëmë ne. Kështu që rrethi është i gjerë dhe nuk ëhstë përjashtues. Ne do të diskutojmë aty dhe për çdo gjë do të kërkojmë të gjejmë konsensusin e ODIHRI na ofroi ekspertizën për të arritur zgjidhjen më të mirë teknikisht dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Marrëveshja flet për procesin.  Cështjet e substancës nuk ishin objekt i kësaj marrëveshje. Së shpejti do të ngrihet Këshilli Politik që do të autorizojë më pas përfaqësuesit politikë për të punuar me ekspertë dhe për të prodhuar rezultate. Sic e shihni, jemi fokusuar në një proces që është i besueshëm. Procesin shqiptarët e kanë parë. Reformat zgjedhore nga viti 2002 deri më 2012 kështu kanë qenë. Kanë qenë me konsensus, kanë qenë bi-partizane, konsensusi ka qëndruar deri në fund.

Mirëpo, procesi nuk na ka dhënë zgjedhje të gjithë-pranuara…

Jo nuk është kështu. Së pari zgjedhje të gjithë-pranuara nuk ka kurrë dhe askund. Por zgjedhje të cilat kanë arritur shumicën dërrmuese të standardeve ndërkombëtare ka pasur dhe ka qenë në vitin 2009. E thotë ODIHR nuk e them unë. Zgjedhjet shqiptare më 2009 arritën shumicën dërrmuese të prioriteteve të OSBE-ODIHR. Pikë, mbaroi. Zgjedhjet më 2013 arritën rotacion politik paqësor, demokratik me votë. Pra zgjedhjet në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë më demokratike se sot. Sot jemi në situatë dramatike sa i përket standardit të zgjedhjeve. Ne kemi arritur si në standardet e zgjedhjeve të vitit 2000 dhe 2001, që kanë qenë zgjedhjet më të këqija të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, që ishin katalogu i procesit makabër të asaj kohe të qeverisë së asaj kohe. Pra ne kemi bërë një trajektore që shkuam shumë lart, një trajektore që ndihmoi edhe procesin e integrimit europian dhe filluam të biem kokë-poshtë sapo Edi Rama mori pushtetin, në zgjedhjet e 2015, 2017 dhe 2019. Ju kujtoj këtë gjë. Për herë të parë historikisht një rekomandim për shit-blerjen e votës për Shqipërinë është vënë më 2015 dhe ne të gjithë e dimë se cfarë ka ndodhur. Por për shkak se më 2015 deri 2017 gjithë vendi u kanabizua, ky rekomandim u bë rekomandim prioritar numër dy, kryesori. Pra kjo është trajektorja që ne do përpiqemi të përkulim dhe kush ka problem pastaj me ligjin penal në Partinë Socialiste për shit-blerjen e votës ai e ka cështjen me SPAK-un dhe nuk e ka me tryezën e reformës zgjedhore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb