Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se edhe marrëveshja për reformën zgjedhore është një pozitivitet për Shqipërinë.

Zaloshnja u shpreh se ka drojë se opozita sërish do dalë e do thotë se nuk njeh zgjedhjet. Ai shtoi se për këtë arsye duhet një qeveri tranzitore para zgjedhjeve.

Çdo marrëveshje për ndryshimet zgjedhore gjithmonë sjell përmirësim. Mbetem dyshues se opozita do të kontestojë nëse humb. Prandaj, duhet të ketë qeveri tranzitore para zgjedhjeve. Përndryshe kemi opozitën që thotë nuk njoh zgjedhjet, del e proteston dhe vazhdon e njëjta histori”, tha Zaloshnja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb