TIRANË

“Nëse opozita duhet të shkojë në zgjedhje duke firmosur pasigurinë në grabitjen e zgjedhjeve në tavolinë më mirë të shkojë me statusin e viktimës në zgjedhje pa firmosur asgjë dhe të pranojë reformën që Edi Rama mund të bëjë me parlamentin e vet siç do ai”. Kështu deklaroi analisti Agron Gjekmarkaj në “Real Story” në News24, teksa sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor theksoi se nuk po e pengon opozita.

“Nuk më duket se ka status quo. Nuk shoh shije pazari mes PS-PD, se nuk ka logjikë, se njëra do të mbajë pushtetin, tjetra do të marrë pushtetin. Nuk ka arsye që të ambientohen, kjo duket qartë.
Mënyra se si është menaxhuar qoftë nga opozita çështja e sistemit, nuk është menaxhuar mirë. Ajo duhet të kishte qenë cilat janë pritshmëritë e opinionit publik, elementët cilësorë që do opinioni publik. Nuk më rezulton që është opozita ajo që po e pengon këtë. Ajo thjesht nuk po e kërkon me forcë, nuk e ka shndërruar në një kauzë të madhe, për mua ka bërë gabim por ai që e ka në dorë më shumë dhe që duket që po i mban frenat e dorës, në gjykimin tim është kryeministri. Ai ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë në këtë. Nga PD nuk kanë dhënë një version, kanë disa versione për hapjen e sistemit.
Nuk ka ingredientë për të pasur gjëra të reja sepse është vrarë besimi. Nëse opozita duhet të shkojë në zgjedhje duke firmosur pasigurinë në grabitjen e zgjedhjeve në tavolinë më mirë të shkojë me statusin e viktimës në zgjedhje pa firmosur asgjë dhe të pranojë reformën që Edi Rama mund të bëjë me parlamentin e vet siç do ai. Të shkojë në zgjedhje dhe të përballet me të gjitha mënyrat. Për mua më e rëndësishme është siguria e komisionerëve se qeveria teknike që kërkon opozita. Mund të heqë dorë nga qeveria teknike por nuk mund të heqë dorë nga komisionerët që i japin më shumë garanci për të mbrojtur votën”, deklaroi Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb