Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, i pyetur për Reformën Zgjedhore, deklaroi se parregullsitë në zgjedhje nuk kanë thyer asnjëherë zgjedhjet në Shqipëri.

“Për sa kohë kam garuar unë, asnjëherë nuk ka ndodhur që parregullsitë në zgjedhje të kenë thyer vullnetin e popullit. Ka pasur vetëm një rast që dihet botërisht në zgjedhjet e Tiranës, në asnjë rast tjetër”, deklaroi Rama.

Edi Rama theksoi se maxhoranca po iu përmbahet rekomandimeve të OSBE ODIHR.

Parregullsitë në zgjedhjue nuk kanë thyer vullnetin. Është thyer në vitin 2011, kjo dihet botërisht. Edhe ajo që ka ndodh në Tiranë, nuk ngjau në Komision. Policia nuk ka qenë problem asnjëherë. Policia nuk ka lidhje fare këtu. Si është me komisionerë politikë si jopolitikë, për ne nuk ndryshon gjë.

Ky është rekomandim i ODIHR-it. Është tjetër kur shteti të con ushtar dhe është tjetër kur të con banda. Por gjithsesi ky sistem është më mirë sesa ai që ishte. Këta janë edhe jashtë parlamentit edhe vendosin kushte. Ne kemi lëshuar shumë. Topin e ka Lulzim Basha dhe ai e di se ku do ta cojë”, tha Rama.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb