Analisti Roland Lami i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria në 30 vjet demokraci ka ndërtuar sistemin e tiranisë së pakicës.

Lami theksoi se partitë e mëdha duan të ruajnë status quo-një, duke nënvizuar se kjo është arsyeja se përse ata duan të ruajnë këtë sistem zgjedhor.

Sistemet Zgjedhore janë vendim-marrje politike. Dy partitë e mëdha iu intereson që të mbajnë këtë sistem zgjedhor. Pavarësisht se të dyja palët thonë për publikun ndryshe, ata thellë – thellë shohin interesin vetjak.  Partitë politike nuk do shkonin diku për të votuar kundër vetes së tyre.

Ne kemi ndërtuar sistemin e tiranisë së pakicës dhe jo tiranisë së shumicës. Është shumë e vështirë që të bindësh dy partitë e mëdha që të  votojnë kundër vetes së tyre. Është sistemi i të fortit. Nuk është morale, ama kjo është logjika politike”, tha Lami.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb