Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së këshilli politik, kreu i grupit parlamentar të PS, Petrit Vasili u shpreh se ende nuk ka marrëveshje sa i takon përket implementimit të teknologjisë në procesin e votimit.

“Me një votim normal s’mund t’i fitojë këto zgjedhje edhe është kapur si i mbyturi pas një fije bari qe të marrë e vjedhë votat në tavolinë. Të mbushë kutitë në tavolinë ashtu siç bëri në 30 qershor që ju deshën më shumë se 4 javë për kutitë që i mbushte. Pa kthim është asnjë cm më poshtë nga standardet që tani ekzistojnë e të hyjmë në një rrugë që s’ka ekzistuar kurrë.

Parimi stalinist që njerëzit le të votojnë, pa ne numërojmë, udhëheq PS-në. Modeli i PS është që të marrë dhe vjedhë votat në tavolinë. Opozita ka vendosur pa kthim është asgjë nuk lejon më poshtë nga standardet që ka vendosur. Sot ka vetëm një strategji të PS, të minojë reformën zgjedhore, të rrëmbejë votat. PS i pëlqen të votojë dhe numërojë vetë. Partia Socialiste është autore e krimit elektoral. Zgjedhorja është parakusht për integrimin europian. PS do që në tavolinë të jetë vetëm ajo. Realizuesit e koncesioneve shkatërrimtare nuk hapkan dot 5 mijë qendra votimi me sistem elektronik. Kjo bëhet në shtete ku jetojnë 200 deri 300 milionë njerëz, aty bëhet sistemi elektronik, kurse PS nuk e bënka dot. PS ka sabotuar sistematikisht Reformën Zgjedhore”, u shpreh Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb