I pranishëm në edicionin e 7 të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se dita ditës bëhet edhe më e qartë se zgjerimi bëhet një retorikë e BE-së.

“Në përgjithësi për sfidat që po bëhen gjithmonë më tepër të ndërlidhura. Mendoj se po bëhet më e qartë se zgjerimi është përherë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin që përdorej vite më parë dhe nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë kohë.

Në të njëjtën kohë është shumë e qartë se Ballkani Perëndimor është një realitet i rëndësishëm për BE, dhe kjo është një arsye se pse disa vende skeptike janë më të hapura ndaj idesë për të nxitur sa më shumë brenda afatit të shkurtër që ka mbetur në trysni nga vendet e BE për shkak të populizmit të së djathtës ekstreme.

Ato ndikojnë shumë qeveritë e më duruara në BE. Kjo ndodh për shkak të arsyeve zgjedhore. Gjatë diskutimeve ju thash se kam mësuar një teknikë të re për të ardhmen. Duke parë kalendarin e zgjedhjeve në të njëjtin afat kohor. nëse doni të dini lloj e qëndrimit të disa vendeve të rëndësishme, shihni kalendarin e tyre zgjedhor Thënë e gjithë kjo, ndërgjegjësimi dhe vetëdija që ndjej është gjithmonë e me lartë që ballkani ka për arsye politike dhe vetë arsyen për të mbrojtur Evropën nga migracioni i paligjshëm. Po sjell në tryezë bindjen e prbashkët se Ballkani duhet të mbështetet më tej në procesin e transformimit.” theksoi Rama.

Kreu i qeverisë vuri theksin në domosdoshmërinë e nismës ‘Ballkani i hapur”, për të cilin tha se duhet të shihet si njësi zbatimi për Procesin e Berlinit.

“Një prej instrumenteve më të rëndësishme për të shtyrë transformimin në Ballkan është Plani i Investimeve, shumë më ambicioz nga sa e kemi patur deri tani, lidhet me nje shumë të konsiderueshme parash. Ndërlidhja në infrastrukurë, rrugë hekurudha fushën digjitale Jemi të qartë për situatën duam të bëjmë më të mirën. Nëse BE, nuk mund të mbajë shpejt fjalën për zgjerimin, dhe nëse nuk bashkohet dot me BE, objektivi i BE është të ece drejt Ballkanit në një rrugë më të qëndrueshme. Veprime të përbashkëta për të përballur kriza të përbashkëta, pa përsëritur nisjen dramatike ndaj pandemisë ku Ballkani u la jashtë skemës.

Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar prej disa kohësh tashmë. Financimi dhe proceset operative për zbatimin e saj është një sfidë mjaft e madhe. Këmbëngul se përmes Ballkanit të hapur do kemi një mekanizëm shtesë më efikas, për të nxitur kapacitetet që ne kemi për të bërë më shumë. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta, për ta bërë rajonin tonë pa barriera, është rruga e duhur për të ecur përpara. KA disktuime mjaft konfuze për procesin e Berlinit për ballkanin e hapur, për mua është e qartë, është një zhvillim i natyrshëm i procesit të Berlinit. një instrument i krijuar për të zbatuar parimet e objektivat e procesit të Berlinit, i cili ka një problem, autorësia është jashtë ballkanit.

Pavarësisht vullnetit të mirë, cilido që është i angazhuar ka më shumë gjëra për tu marrë e smund të përqëndrohet vetëm te Ballkani. Pra është njësoj si një njësi zbatimi projekti. Donatorët marrin pjesë me financim, por kanë nëvojë për njësinë e zbatimit të tij. pra ballkani është njësia e zbatimit, është i hapur për përmirësime. Nuk është një proces që ndikon apo e trazon atë por kërkon zbatimin e 4 lirive. Ajo cfarë financojmë është gjithmonë e varur nga kapacitetet dhe performanca e më shumë se një vendi. Cdo segment në një rrjet të ndërlidhur të energjisë, s’mund të ndahet nga tjetri.

Për t’ju informuar ne duam të nxisim korridorin adriatiko jonian, jemi të angazhuar në një ushtrim solo, projekti është larg së qeni gati. Ne jemi përgatitur shume seriozisht për një investim që duhet të sigurojë financimin përmes kontratave të drejtpërdrejta. Na duhet të ndërtojmë korridorin, por na duhet një zgjidhje për rrugët alternative.” u shpreh Rama.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb