Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka komunikuar me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, e emëruar në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë.

Përmes një shënimi në Twitter, Dendias njofton se diskutimi kishte të bënte me marrëdhëniet dypalëshe, nën vazhdën e deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama, i cili njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon, duke i dhënë kështu edhe një mësim Ankarasë.

Greqia ka zyrtarizuar vendimin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është botuar pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare të Greqisë.

Dy vendet kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave të Detit Jon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb