Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuër në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar lëvizjet e fundit në rajon lidhur me zgjerimin e Greqisë në detin Jon me 12 milje dhe tensionet me Turqinë.

Gjekmarkaj thotë se në raport me Shqipërinë, Greqia ndëshkon sepse ka njëanësi nga Rama. Sipas tij, Rama rreshtohet krah Erdogan kundër Greqisë, ndërkohë me këta të fundit s’duhet të jetë as në krah por as kundër.

‘’Shoh që sa herë do, dhe sa herë ka nevojë politika greke për interesa ia del. Kur ka interesa të drejta dhe të tërthorta. Në 7 vitet e fundit ka pasur probleme qasja Greqi- Shqipëri. Në fillim folklorizmi nacionalist nga FB, më pas u duk se kishte bisedime. Ditët e fundit, sa i përket 12 miljeve, s’më duket logjike, pasi 12 milje janë shumë dhe jo në det por dalin në tokën tonë.

Kam ndjekur një ditë që Presidenti kërkon informacion, këtu s’ka koordinim. Pra çfarë flet kryeministri me homologun grek. Do të bëjë hajgare. Nga kompleksi i superioritetit kalon në atë të inferioritetit. Si ajo e pikave kufitare. Janë rregullat e pandemisë, edhe ndërhyrjet e tamponit. Aty ka diçka diplomatike që s’funksionon. Ka një ndëshkim nga Greqia. Ka një anësi nga  Shqipëria. Rama vendos një politikë, në krah të Erdogan përballë Greqisë. Ne s’duhet të jemi as në krah por as kundër Greqisë. Kemi 700- 800 mijë shqiptarë aty. ‘’- tha Gjekmarkaj.

 

Sa i përket zgjedhjeve në Mal të Zi dhe humbjes së kryeministrit Milo Gjukanoviç, analisti thotë se Dritan Abazoviç, deputeti shqiptar që vendosi ‘fatin’ e qeverisë së re nuk është kombëtarist, por as negativ, madje ai shton se ishte lëvizje e duhur nga deputeti për t’iu bashkuar partive opozitare pro- serbe kundër Gjukanoviçit.

 

”Gjukanoviç ka krijuar atributet e një principate, dhe sillej si princ. Vend me 620 mijë banorë, nëse nuk lidhesh me Gjukanoviç s’ke akses, tendera, ekonomi. Ka çuar në zemërim që ka shpërthyer në rezultate të befasishme zgjedhore. Gjukanoviç i kapur pas stabilitetit, pas NATO-s  dhe BE-së.

Më duket e pakuptimtë, që një lider të mbështesë një lider tjetër duke parë edhe historinë.

Duke eklipsuar faktorin shqiptar, pra nuk u kompaktësua vota shqiptare pasi mund të kishte një tjetër rezultat më të mirë. Abazoviç është në një parti mikse. Pra një personazh kozmopolit që nuk e ka qejf gjuhën shqipe. Flet serbo- kroatisht. Por nga një pikëpamje më duket korrekt, në ato 4 pikat e qeverisjes, për të mbajtur Malin e Zi në shinat e rrugës europiane. Më duket personazh europianist. Do ta donim më shumë kombëtarist, por nuk është, por për mua s’është negativ si personazh.”- tha Gjukanoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb