VLORE- “European Seaways”, në cilësinë e operatorit të “F/B Horizon” dëshiron të informojë publikun se duke ndjekur investimet e vazhdueshme dhe zgjerimin e shërbimeve mes porteve italiane dhe shqiptare ka vendosur të rihapë linjën Brindisi-Vlorë.

Në aplikimin e bërë tek Autoriteti Portual i Vlorës, na dhanë kushte të veçanta lëvizje për shkak të punimeve zgjeruese që po ndërmerr porti i Vlorës dhe mund të përpunojnë nga një traget në radhë.
Meqë ne operojmë nga, dhe në portet shqiptare që në fillim të viteve 1990, vendosëm të hapim këtë linjë, si një përpjekje për të rritur frekuencën dhe nivelin e shërbimeve kundrejt qytetarëve shqiptarë që zgjedhin të lundrojnë drejt Italisë nëpërmjet linjës tonë.

Kohët e fundit, kompania jonë është certifikuar dhe kontrolluar nga të gjitha autoritetet kompetente (Itali-Greqi-Shqipëri). Për më tepër, trageti ynë “Horizon” është rinovuar plotësisht (1996), në përputhje me standardet europiane duke kaluar kështu të gjitha kontrollet e nevojshme përpara vënies në punë në linjën specifike. Trageti ynë ka një kapacitet prej 32 kamionësh (16m secili) dhe kjo siguron lehtësisht rritjen e trafikut të kamionëve në portin e Vlorës.

Eksperienca jonë shumëvjeçare në rrugët Itali–Shqipëri, na paraprin për të treguar qëndrueshmëri, seriozitet dhe përmirësim në shërbimet e ofruara. Meqë kohët e fundit, specifikisht me hapjen e linjës, kemi parë shumë artikuj dhe lajme të cilat nuk e përshkruajnë qartë situatën reale në Vlorë, ne si kompani dëshirojmë të deklarojmë se do jemi këtu (siç kemi qenë gjithmonë) për të ndjekur dhe respektuar rregullat e shtetit shqiptar në ofrimin e shërbimit. Në lidhje me këtë, ne do ndjekim të gjitha udhëzimet e përcaktuara në kontratën e lidhur me Autoritetin Portual të Vlorës, sikundër e përcakton edhe legjislacioni që vepron në fushën përkatëse.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/05/HORIZON-2.pdf” viewer=”google”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: