Zgjerohet harta e zonave ku është përhapur gripi i shpendëve. Zv/Ministrja Ermira Gjeci tha sot se janë konstatuar raste në Durrës, Dibër dhe Korçë. Mbi 358 mijë krerë kanë ngordhur, ndërsa pritet shtim i masave nga Ministria e Bujqësisë.

“Ne shume vende te BE, si Franca, Gjermania, Polonia, Hungaria, Svicra, Spanje, Italia, Greqia jane konfirmuar raste te pranise se Influences aviare ne shpende te eger dhe ne stabilimente te rritjes se shpendeve. Kjo është një sëmundje e cila sot ka prekur të gjithë kontinentin europian dhe rregullat që po ndiqen në Shqipëri janë conform procedurave të Bashkimit Europian. Aktualisht prekmeshmerine me te madhe e ka Franca ku jane prekur 540 stabilimente dhe kane ngordhur dhe eleminuar 72.000.000 shpende.

Procedurat regullatore te BE per masat mbrojtëse kunder semundjes se influences aviare jane vendosur edhe ne vendin tone (sic jane zona e mbrojtjes dhe e mbikëqyrjes 3 dhe 10 km.), Sëmundja e influencës aviare është listuar ne 7 sëmundjet kryesore emergjente ne BE. Kjo sëmundje konsiderohet si sëmundje ndërkufitare ku janë te përcaktuar masat që duhet merren si ne kuadrin ligjor te BE ashtu dhe ne aktet tona ligjore.

Dua të sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rast nga studimet e bëra qe sëmundja mund te transmetohet nga konsumimi i nënprodukteve të shpendëve. AKU është në terren në secilin subjekt tregtues mishi dhe po kontrollon çdo produkt për të garantuar sigurinë ushqimore.

Aktualisht zonat në karentine jane:
Durres, perimetri me rreze 10 km ne qarkun Durres me qender ne fshatin Rrashbull.
Diber, perimetri me rreze 10 km ne qarkun Diber me qender ne fshatin Rrethkal (rasti pozitiv ne shpend oborri).
Korce, perimetri me rreze 10 km qarkun Korce me qender ne fshatin prespe te vogel(rasti pozitv I pelikanit kacurrel).
Deri tani jane raportuar te ngordhura 358 mijë e 520 shpendë nga të cilat. Vetëm ditën e djeshme janë groposur pothuajs 39 mijë shpendë. Është e rëndësishme të kuptojmë që proceset janë dinamike dhe këto shifra ndryshojnë me orë.

Me identifikimin e vatrës së re, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi, do të shtojmë masat. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja që do të marrim dhe do ju lajmërojmë.

Lidhur me sinjalizimet që kemi marr dhe nga media, është aktivizuar shërbimi veterinar, i cili në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë marr masat për ndalim të tregtimit në kushte të pa miratuara.

Gjej rastin të falenderoj mediat për sinjalizmet dhe ftojmë cdo shtetas që nëse has në tregti të pakontrolluar të produkteve të mishit ti drejtohet numrin jeshil 0800 33 66”, deklaroi Gjeci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb